Ndriçimi, parqet e renovimi i ashensorëve: Përparim Rama premton vazhdim të investimeve në Ulpianë

by informim peje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar lagjen Ulpiana nga ku tregoi për investimet në ndriçim dhe parqe.

“Këtu në Ulpianë, ndriçimi publik, të gjitha zonat që duhet me u rregullu janë duke u rregullu, e normal edhe parqet e mrekullueshme, shumë më mirë të mirëmbajtura tash si rezultat i bashkinvestimeve me sektorin privat”, tha Rama.

banner

Ai premtoi ashensorë të rinj dhe gjithashtu edhe largim të azbestit nga kulmet.

“Edhe të gjitha ndërtesat që kanë lifta, kanë me i pas liftat e ri, e poashtu edhe të tjerat që munden me pas, kanë me i pas. Parkingjet po monitorohen dhe kanë marrë dënime ata të cilët i kanë parku në mënyrë joligjore. Soliterat i kemi restauru e renovu. Edhe kulmet e azbestit kemi me i ndryshu”, tha Rama.

Ai tha se u prit ngrohtësisht nga banorët e lagjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy