Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli dëshmon në Prokurorinë e Tiranës

by Nexhat

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është marrë në pyetje për rreth katër orë nga Prokuroria e Tiranës. Organi i akuzës e thirri atë si person që ka dijeni për çështjen e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Në lidhje me këtë rast, në prokurori janë depozituar dy kallëzime: një nga biznesmeni Valon Ademi dhe një tjetër nga vëllai i Pacollit kundër ortakut të tij në projektin e aeroportit.

“Isha për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar. Si person i informuar është e drejtë të shkoj dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjigjur. Vëllai im ka bërë kallëzim ndaj personave dhe unë isha praktikisht si person i informuar për të dhënë deklarata.”

banner

Ai tha se ka besim se drejtësia do të funksionojë.

“Qeveria nuk ka të bëjë këtu. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria këtu. Unë e kam lënë në duart e drejtësisë, unë besoj shumë në drejtësi dhe vendimet gjyqësore dhe do të veproj ashtu siç do të pasojë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy