Profesori amerikan propozon “modelin e Kosovës” për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

by Nexhat

Modeli i Kosovës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është propozimi i profesorit Edward Joseph për një armëpushim mes Rusisë e Ukrainës.

Sipas tij një marrëveshje e ngjashme me rezolutën 12 44 të OKB-së mund t’i krijojë një armëpushim mes Kievit dhe Moskës dhe me administrim ndërkombëtar të Donbasit.

banner

Edward Joseph, Profesor në John Hopkins dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, theksoi se ky propozim do të jetë i prnaueshëm për të dyja palët.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Paris ka thënë që mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë është problemi kyç në Ballkan. Ne mund ta adresojmë këtë problematikë në Ballkan në një mënyrë e cila avancon një armëpushim në Ukrainë, e cila sjell Rusinë dhe Ukrainën së bashku në një armëpushim dhe rrit presionin për Vladimir Putin për ta pranuar armëpushimin. Janë dy hapa; i pari në armëpushim ne duhet të kemi një plan presidenti Trump përmendi diçka për shkëmbim territoresh propozimi im është që ne të përdorim të njëjtin model që Rusia pranoi sa i takon Kosovës, e theksoj këtë që është rezoluta e OKB-së 1244. Me këtë model ne i japim përfitime konkrete Ukrainës nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër. Është një propozim për kompromis sa i takon territorit në rajonin e Donbasit, duke përdorur të njëjtin formulim i cili është përdorur në Kosovë pas vitit 1999 që konsiderohet se ka qenë i paqartë sa i takon sovranitetit të Kosovës sipas rezolutës 1244 dhe duke përdorur këtë model ne mund të arrijmë një armëpushim i cili do jetë i pranueshëm për Putinin dhe Zelenskyn”, tha ai.

I pyetur se cilat janë ngjashmëritë mes Kosovës dhe Donbasit, Joseph u përgjigj se bëhet fjalë për territore të kontestuara dhe çështja e sovranitetit është thelbi i problemit

“Ngjashmëritë mes dy rasteve, kemi territore të kontestuara kemi çështjen e sovranitetit që është thelbi i problemit. Kemi dy vende Rusia nga njëra anë Rusia që thotë ky është territori ynë dhe duke përdorur forcën Rusia ka aneksuar këtë territor. Nga ana tjetër Ukraina e mbështetur nga SHBA e BE dhe shumica e vendeve në OKB ka thënë që jo ky nuk mund të jetë territor i Rusisë se është realisht pjesë e Ukrainës. Kemi mosmarrëveshje për një territor të caktuar dhe kemi një luftë që vijon me Rusinë. Ende njerëzit po vdesin dhe nuk ka një rezolutë reale në betejën e luftës. Objektivi i Trump është të arrijë një armëpushim dhe mund të përdorim këtë rezolutë modelin e 1244 për të arritur armëpushim. Është objektivi i duhur se ajo që është e ngjashme në këtë rast është mosmarrëveshja e njëjtë që ka qenë me Kosovën, e cila pretendonte për të qenë një shtet i pavarur dhe kjo rezolutë 1244 mund të përdoret në këtë rast”, u përgjigj ai në A2 CNN.

Sipas tij, këto territore mund të vendosen në një status të ngjashëm me ato të Kosovës, në të cilin ajo u vendos pas vitit ’99.

“Këto rajone ne mund t’i vendosim në një status të ngjashëm me ato të Kosovës, në të cilin Kosova u vendos pas 99 duke sjellë OBK e OSBE për ta vendosur këtë zonë në administrim ndërkombëtar dhe kjo do i sjell përfitime Rusisë se do të mbulojë territorin edhe Rusia vetë nuk e kontrollon sot dhe do ketë vështirësi të mëdha për ta kontrolluar dhe do t’i sjellë përfitime Ukrainës se edhe ajo nuk do të detyrohet të heqë dorë nga sovraniteti i saj. Dhe zgjidhja përfundimtare do ti jepet sovranit, referendumit. Ky nuk është një propozim përfundimtar por i ndërmjetëm në të njëjtën mënyrë sesi u veprua me rezolutën 12 44”.

Profesori thekson se “Rusia është mbështetësi më i madh i kësaj rezolute dhe Putin ka insistuar se precedenti i Kosovës është baza që Rusia të njohë e aneksojë Donbasin e Krimenë dhe e ka përdorur si shembull”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy