Rritja e pensioneve e shtesave nga Kurti, Haradinaj: Marre, shumë pak – me qeverinë tonë pensioni 200 euro, paga minimale 600

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimet që mori qeveria në detyrë për rritjen e pensioneve e pagës minimale, duke thënë se kjo ndodhi shumë vonë, por edhe vlerat e tyre i konsideroi të pakta.

“Shumë vonë, shumë pak. Marre! Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh”, shkroi Haradinaj para se të shkonte në takimin e ftuar të presidentes me liderët e partive politike.

banner

Ai më pas u zotua se nëse vjen në krye të qeverisë do të rrisë pensionin bazik në 200 euro, ndërsa pagën minimale do ta bëjë 600 euro.

“Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy