Sokol Haliti: Vepra tona janë dëshmi e përkushtimit ndaj çdo qytetari të Vitisë

by engel

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar përkushtimin e tij dhe të ekipit komunal për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës, duke thënë se projektet që po realizohen nuk janë vetëm nisma zhvillimore, por vepra që prekin çdo aspekt të jetës së qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Haliti u shpreh se çdo projekt i ndërmarrë nga komuna ka rëndësi historike dhe emocionale për banorët e Vitisë, të cilët i cilësoi si “zemra e çdo hapi tonë”.

banner

“Projektet tona nuk janë thjesht zhvillim, janë vepra që prekin çdo aspekt të jetës. Ju jeni dëshmitarët më të mirë të kësaj, e ne jemi gjithmonë të përkushtuar për ju, me vepra, jo me fjalë,” shkroi Haliti.

Kryetari shtoi se prioritet i administratës lokale mbetet realizimi i projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke premtuar vazhdimësi dhe transparencë në punët publike të komunës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy