Në Komunën e Klinës është arritur marrëveshja për koalicion mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Burime të sigurta bëjnë të ditur se marrëveshja parasheh që LDK-ja të marrë postin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, dy drejtori komunale si dhe një nga pozitat e nënkryetarëve të komunës.
Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në balancat politike brenda Kuvendit Komunal të Klinës, ku AAK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë dy forcat kryesore në garë për ndikim.
Ndërkohë, mësohet se AAK-ja po mban ende kontakte edhe me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësi të tjera bashkëpunimi në nivel lokal, megjithëse marrëveshja me LDK-në shihet si hapa drejt stabilizimit të qeverisjes komunale në Klinë.

