Anton Quni reagon ndaj deklaratave të Berat Buzhalës në T7

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Berat Buzhala, të bëra gjatë një emisioni në televizionin T7, ku u diskutua mundësia që disa deputetë të LDK-së të votojnë për Qeverinë “Kurti 3”.

Në atë emision, Buzhala kishte përmendur emrin e Qunit si një nga deputetët e mundshëm që do ta mbështesnin qeverinë e ardhshme, duke vepruar, sipas tij, jashtë qëndrimit zyrtar të partisë.

banner

Në reagimin e tij publik, Quni e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se qëndrimi i tij politik mbetet plotësisht i përputhur me vendimet e strukturave të LDK-së.

“Nuk e di nëse deklarimi i z. Berat Buzhala ishte i pamenduar mirë apo me ndonjë qëllim të caktuar. Sidoqoftë, dua të jem shumë i qartë: në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht, unë, Anton Quni, nuk do të ndryshoj anë, e as nuk do të votoj në të kundërtën e vendimit të Kryesisë së LDK-së”, ka deklaruar deputeti.

Ai ka theksuar se qëndrimi i tij ndaj partisë është i palëkundur dhe se nuk ka asnjë dilemë për përkatësinë e tij politike.

“Qëndrimi im është dhe mbetet i palëkundur, në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë sime. Një herë LDK, gjithmonë LDK!”, ka përfunduar Quni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy