Arrestohet drejtori i një shkolle në Viti – dyshohet se ka ushtruar presion për votë në favor të Listës Serbe

by engel

Policia e Kosovës ka arrestuar një drejtor shkolle në fshatin Binqë të komunës së Vitisë, nën dyshimin se ka ushtruar presion psikik të vazhdueshëm ndaj një gruaje për ta detyruar të votojë kandidatin e Listës Serbe.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa pas veprimeve hetimore, i dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit kompetent. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

banner

Organet e rendit kanë theksuar se do të veprojnë me zero tolerancë ndaj çdo forme presioni, shantazhi apo ndërhyrjeje që cenon lirinë e votës dhe integritetin e procesit zgjedhor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy