Kreu i KPK-së i bën thirrje Presidentes Osmani: Të dekretojë Blerim Isufajn si Kryeprokuror të Shtetit

by engel

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, ka kërkuar publikisht nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që të dekretojë kandidatin Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Thirrja e tij u bë gjatë Konferencës Vjetore të Prokurorit të Shtetit, ku ai theksoi se mungesa e dekretimit po krijon vështirësi në funksionimin normal të sistemit prokurorial.

“Këshilli ka propozuar sërish kandidatin për herë të dytë për pozitën e kryeprokurorit të shtetit, dhe Presidentja nuk ka vepruar tutje. Mbajtja e pozitës me ushtrues detyre për një kohë kaq të gjatë nuk është pozitive,” deklaroi Hajdaraj.

banner

Ai nënvizoi se zvarritja e këtij procesi po ndikon negativisht në pavarësinë dhe efikasitetin institucional. “Një organ nuk mund t’i ushtrojë kompetencat në dëm të një organi tjetër. Kërkojmë reflektim institucional nga ana e Presidencës,” shtoi ai.

Nga foltorja e konferencës, Hajdaraj përsëriti thirrjen që Presidentja të ndërmarrë veprimet e nevojshme për dekretimin e kandidatit të propozuar nga Këshilli. “Nga kjo konferencë i bëjmë thirrje Presidentes së shtetit që të reflektojë dhe të dekretojë propozimin e Këshillit për Kryeprokuror të Shtetit,” tha ai.

Gjatë fjalimit, kreu i KPK-së iu referua edhe proceseve të brendshme të Këshillit, duke bërë apel për respektim të rregullave gjatë votimeve. “Mos fotografoni votën,” tha Hajdaraj, duke kërkuar transparencë dhe integritet në proceset zgjedhore brenda sistemit prokurorial.

Ai përmendi edhe disa nga arritjet kryesore të vitit të fundit, si rekrutimi i prokurorëve të rinj, vlerësimi i performancës, plotësimi i pozitave administrative dhe avancimi i karrierës përmes transferimeve.

Thirrja e tij vjen në kohën kur pozita e Kryeprokurorit të Shtetit po vazhdon të mbetet e mbuluar nga ushtrues detyre, duke hapur debat institucional për kompetencat dhe rolin e Presidentes në procesin e dekretimit./BpD

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy