Kryeministri Kurti bën homazhe në nder të Heroit të Kombit Zahir Pajaziti

by jonzefaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, në fshatin Orllan të Podujevës.

Në këtë ditë, që shënon ditëlindjen e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, kryeministri Kurti tha se Zahiri ishte veprimtar i jashtëzakonshëm, luftëtar i paepur që u bë edhe sinonim i kushtrimit për liri, bashkë me Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën.

banner

Ai tha se e mbanë mend janarin e vitit 1997, kur Zahir Pajaziti, pa i mbushur ende 35 vjet, ra heroikisht në ballafaqim me forcat armike e okupatore të Serbisë, në Pestovë të Vushtrrisë, pasi që kishte kryer shumë aksione çlirimtare, e që i paraprinë

luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Zahir Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë, por në veçanti ai është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të sigurisë, për të gjithë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, të cilët e mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, gjithandej Kosovës, tërë kohën”, tha kryeministri Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy