Shahini: Buxheti i propozuar nga VV-ja, për qëllime elektorale

by informim peje

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka ironizuar me propozimin e qeverisë Kurti për buxhet, duke thënë se kreu i saj për ngecje të tilla po fajëson popullin që nuk e ka votuar sa ka kërkuar dhe opozitën që nuk po ia bën numrat për qeverinë Kurti 3.

Për Shahinin, buxheti i propozuar sot nga qeveria në detyrë mund të shihet vetëm si një propozim i një partie, në këtë rast LVV-së, e që mund ta bëjnë edhe partitë e tjera politike, e më pas populli në zgjedhje të vendosë kujt me i besu.

banner

“Buxheti i propozuar sot nuk mund të themi se është nga një qeveri funksionale, për arsye se të gjitha këto vendime kaq të mëdha duhet t’u nënshtrohen procedurave, e që momentalisht nuk mund të ndodhë asnjë nga to, siç është kalimi i buxhetit në komisione parlamentare e më pas votimi në parlament”.

Opozita dhe shoqëria civile kundërshtojnë vendimet e Qeverisë në detyrë për buxhetin, pensionet, shtesat dhe pagën minimale
“Askush nuk është kundër që buxheti të jetë katër miliardë euro, por duhet të tregohet se kah do të vijnë ato mjete. Ky është vetëm një propozim që duket bukur dhe asgjë më shumë”, ka thënë Shahin në T7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy