Bajrami: Përmes politikave të energjisë nga LVV-ja, qytetarët e Kosovës po vidhen 24/7

by Nexhat

“Përmes politikave të energjisë elektrike dhe asaj që po ndodh me energjinë në Kosovë, vazhdojnë vjedhjet ndaj secilit qytetar — 24 orë në ditë, 7 ditë në javë,” ka thënë nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke komentuar menaxhimin e KEK-ut dhe tenderët e sektorit energjetik nga LVV.

Ajo ka shtuar se rastet e përmendura në menaxhimin e KEK-ut lidhen me persona të emëruar nga LVV, duke përfshirë Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn, dhe sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me LDK-në.

banner

“Ndërlidhja është e qartë, sepse janë personat që janë emëruar aty, tenderët përmes mesazheve të WhatsApp-it, menaxhimi i KEK-ut, është rasti i Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, dhe gjithë këta kanë lidhje me LVV-në. Ministria e Energjisë udhëhiqet nga Artane Rizvanolli dhe gjithçka lidhet me ta, nuk kanë lidhje me LDK-në” ka deklaruar Bajrami në Debat Plus.

Ajo ka shtuar gjithashtu se më 8 tetor është intervistuar nga Prokuroria Speciale për rastin e NOA-s, duke treguar përfshirjen e saj në hetime të nisura nga institucionet e drejtësisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy