Balotazhi i 9 Nëntorit, TV Prizreni: Sonte zyrtarizohet koalicioni PDK-LDK në Prizren

by Nexhat

PDK dhe LDK drejt koalicionit për balotazhin e 9 nëntorit në Prizren

Sipas mediumit lokal “TV Prizreni”, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren pritet të zyrtarizojnë sot një marrëveshje bashkëpunimi për balotazhin e 9 nëntorit.

banner

Ky medium referuar burimeve të brendshme brenda degës së PDK-së në Prizren kanë bërë të ditur se gjatë mbrëmjes pritet të zyrtarizohet koalicioni ndërmjet dy partive. Në Prizren po qëndron edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili pritet të marrë pjesë në takimin ku do të konkretizohet marrëveshja.

Konfirmimi zyrtar nga të dy partitë pritet të bëhet gjatë mbrëmjes së sotme, thuhet në këtë rpaortim.

Në balotazhin e 9 nëntorit për postin e kryetarit të Prizrenit do të garojnë Shaqir Totaj nga PDK, i cili në raundin e parë mori 41.45% të votave (26,427 vota), dhe Aran Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), që mori 30.39% të votave (19,375 vota).

Abrashi tashmë ka siguruar mbështetjen e AAK-së së Besnik Krasniqit, si dhe të LPRK-së dhe PREBK-së, për garën vendimtare të 9 nëntorit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy