Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë daljen më të madhe deri në orën 15:00. Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptar apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%.
Në Kërçovë garojnë Fatmir Dehari i AKI-t dhe Aleksandar Jovanovski i VMRO-së, ndërkohë në Bërvenicë garon Haqim Ramadani nga VLEN dhe Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE.
Në përgjithësi dalja në rrethin e dytë në komunat shqiptare është më i ulët krahasuar me rrethin e parë.
Sot zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi për këto kategori ka kaluar pa asnjë incident

