Drita ka marrë tri pikë në xhiron e dymbëdhjetë të Superligës, pasi e ka mposhtur Llapin në Gjilan me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar në pjesën e parë, kur Krasniqi ka realizuar nga penalltia.
Edhe Malisheva ka triumfuar si mysafire, duke fituar 2:1 kundër Dukagjinit në Klinë. Heroi i Malishevës ka qenë ishte Brruti, i cili ka shënuar dy gola: në minutën e njëzet e një dhe në minutën e gjashtëdhjetë e tetë. Për Dukagjinin, golin e vetëm e ka realizuar Merlaku në minutën e tridhjetë e pestë.
Ndërkohë, Prishtina e Re nuk ka arritur të dalë nga kriza, duke barazuar pa gola 0:0 me Drenicën.
Superligën e kryeson Prishtina me njëzet e gjashtë pikë, kurse në fund të tabelës vazhdon të qëndrojë Prishtina e Re me vetëm tetë pikë.

