Eurobarometer: 53% e spanjollëve në favor të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

by Nexhat

Një sondazh i fundit ka treguar se shumica e qytetarëve në disa shtete të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, shprehen pro anëtarësimit të saj në BE.

Sipas të dhënave nga Eurobarometer, 53 për qind e qytetarëve të Spanjës janë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa vetëm 27 për qind janë kundër dhe 20 për qind nuk kanë qëndrim. Në mënyrë të ngjashme, 52 për qind e qytetarëve të Rumanisë shprehen pro, ndërsa 36 për qind kundër.

banner

Mbështetja është disi më e ulët në Sllovaki (46%), Greqi (44%) dhe Qipro (40%), transmeton Klankosova.tv.

Në përgjithësi, mesatarja e pesë vendeve mosnjohëse të Kosovës tregon se 47 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE, përballë 40 për qind që janë kundër, derisa në nivel të përgjithshëm, mbështetja për Kosovën arrin në 43 për qind.

Ky rezultat konsiderohet befasues, veçanërisht në rastin e Spanjës, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ku qytetarët e saj shfaqin qëndrim më pozitiv ndaj integrimit evropian të saj sesa mesatarja e BE-së.

Grafika: Adi Cerimagiq, ekspert i integrimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy