Hendbollistët e Kosovës kanë shënuar sukses të madh të dielën, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Pas fitores 32:26 në Derby të mërkurën, Kosova e ka mposhtur sërish Britaninë e Madhe, këtë herë në Prishtinë, me rezultatin 35:30. Me dy fitoret radhazi, “Dardanët” e kanë siguruar kalimin tutje.
Pjesa e parë është mbyllur 17:13 për Kosovën, ndërsa pavarësisht një nisje të mirë të britanikëve në fraksionin e dytë, ekipi kosovar është rikthyer me mbrojtje të fortë dhe sulm efikas.
Më i dalluari ka qenë Drenit Tahirukaj me shtatë gola nga shtatë tentime, ndërsa gjashtë gola kanë realizuar Drilon Tahirukaj, Leonard Gegaj dhe Egzon Gjuka.
Ky është cikli i pestë kualifikues botëror për Kosovën, por i pari që përfundon me avancim në raundin tjetër. Përzgjedhësi i ri, suedezi Jesper Ostlund, i cili e ka marrë drejtimin në shtator, e ka regjistruar menjëherë suksesin e parë të madh.
Kosova tani pret shortin për ndeshjet e raundit të dytë, që do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.
Kampionati Botëror 2027 do të mbahet në Gjermani

