Nazarko: Nano ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të Kosovës, pavarësisht paragjykimeve, pavarësisht helmit

by Nexhat

Opinionisti Mentor Nazarko, sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka folur për rolin e Fatos Nanos gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ai theksoi se, megjithëse Nano qëndroi për një kohë të shkurtër në krye të Qeverisë shqiptare, ai kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje të Kosovës dhe popullit të saj në një periudhë vendimtare.

banner

“Nano fatkeqësisht nuk pati mundësinë, sepse ai qëndroi vetëm shkurt në krye të Qeverisë shqiptare, në përiudhën qershor 1997 dhe shtator 1998”.

“Por, gjithsesi në atë periudhë ai ka qenë një figurë kyçe në rolin ndërlidhës të Qeverisë së Shqipërisë, midis shërbimeve amerikane dhe diplomacisë amerikane dhe atyre që ishin përfaqësuesit politik të Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Sigurisht dhe në periudhën 2002-2005 kur ai u  rikthye si kryeministër, ka pasur kontribut, në atë kohë Kosova ishte le të themi në qeverisjen e UNMIK-ut, ende nuk kishte atë subjektivitetin ndërkombëtar që e pati pas 2011-tës”.

“Por, mendoj që në përgjithësi z.Nano ashtu si dhe Partia Socialiste kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të Kosovës, pavarësisht paragjykimeve, pavarësisht helmit, që me origjinë nga Tirana, nga krahu tjetër i politikës, nga z.Berisha është hedhur mbi të dhe kjo është bërë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy