Antropologia amerikane për vitet ’90 në Kosovë: Letra e Rugovës i bindi t’i çonin vajzat në shkollë

by informim peje

Antropologia amerikane Janet Reineck, e njohur si “Amerikania në Kosovë”, ka treguar përvojën e jashtëzakonshme gjatë viteve të ’90-ta në Kosovë, kur punonte në ndihmë humanitare dhe arsimim të vajzave në Komunën e Vitisë.

“Kam jetu tri vjet në Viti, në fshatin Tërpezë, me një familje prej 21 anëtarësh. Punojsha me renovu shkolla, me kriju kushte më të mira për fëmijët, për ujë e pastërti. Por pastaj vumë re se shumë vajza nuk shkonin në shkollë të mesme”, rrëfeu Reineck në podcastin PIKË.

banner

Ajo kujtoi se gjatë punës me organizatën britanike Oxfam, ishte përballur me qëndrime të forta patriarkale që pengonin shkollimin e vajzave.

“Shkuam derë më derë, nëpër borë e mal, me fol me baballarë e axhallarë pse s’po i çoni çikat në shkollë. Disa thojshin s’kemi pare, e unë u thojsha – sa po harxhoni për cigare? Me ato pare e çoni çikën në shkollë!” – tregoi ajo me humor.

Në disa raste, pengesa vinte nga baballarët që ishin në kurbet.

“Disa më thoshin – baba është në Zvicër, s’mundemi pa të. E unë thojsha – mirë, po shkoj vetë në Zvicër me i fol burrave!”, kujton Reineck.

Zgjidhja, siç rrëfeu ajo, erdhi në mënyrë simbolike përmes autoritetit moral të presidentit të parë të Kosovës.

“Më thanë – nëse Ibrahim Rugova thotë që duhet me çu çikat në shkollë, i çojmë. Atëherë shkova te Rugova, e kisha mik, i kërkova një letër. Ai shkroi, nënshkroi, dhe ne e çuam në fshat. U thashë: ‘Qe, Ibrahimi thotë – çoni çikat në shkollë!’ Dhe ato shkuan”, rrëfeu ajo.

Pas këtij rrëfimi, Surroi vlerësoi se për të lëvizur shoqërinë kosovare nevojitet “aksion politik që e sfidon inercionin e traditës”.

Reineck theksoi se sfidat e shoqërisë kosovare janë ende pjesë e një tranzicioni mes dy botëve.

“Shumë njerëz janë ende mes traditës dhe modernitetit, dhe po mundohen me gjet veten. Nuk po them se njëra është më e mirë se tjetra – veç dua që njerëzit të mos vuajnë”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy