Në emisionin “Pressing” të T7 po zhvillohet debati për Prishtinën.
Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje po përballen.
Rama ka folur për programin e tij, duke përmendur edhe përfundimin e unazës së qytetit.
Ai tha se Prishtine do të vazhdojë të transformohet.
“Për katër-vjeçarin e ardhshëm, projektet madhore që do vazhdojmë t’i bëjmë janë përfundimi i unazës së projektit, është projekt madhor që është blloku. Kemi stacionin e autobusëve, më pas është unaza e brendshme për rreth. Janë 10 shkolla që do i ndërtojmë vite më rradhë”, ka thënë ai.
 
 
 
 
