Gjysmë viti pas tragjedisë, çfarë dihet (dhe çfarë jo) për rastin e Festim Isufit?

by Nexhat

Po bëhen gati gjashtë muaj nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi, por hetimet ende nuk kanë çuar në ngritjen e ndonjë aktakuze.

Isufi u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B të Prishtinës, ndërsa ngjarja tronditi opinionin publik dhe komunitetin e artit në vend. Megjithatë, edhe pas gjithë kësaj kohe, Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka dalë me ndonjë përfundim zyrtar.

banner

Familjarët mbeten në pritje të zbardhjes së plotë të rastit dhe të së vërtetës rreth rrethanave të vdekjes së dizajnerit.

Përveç Festim Isufit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra me mjet të mprehtë, në banesë ishte gjetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, me lëndime trupore, e cila u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor.

Në lidhje me hetimet, avokati i Rina Malokut, Arianit Koci, ka deklaruar se klientja e tij nuk është në cilësinë e të dyshuarës dhe se nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar nga organet e drejtësisë.

Sipas raportit të autopsisë, e cila është finalizuar më 23 maj dhe i është dorëzuar familjes dhe prokurorisë, Festim Isufi kishte shtatë plagë në trup, ndërsa vdekja e tij ishte shkaktuar nga plagët fatale në zonën e qafës, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, thikë.

Prokuroria ka bërë të ditur se raporti i autopsisë, së bashku me provat e tjera të mbledhura në vendin e ngjarjes, janë pjesë e hetimeve që po vazhdojnë, por deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Pavarësisht vëmendjes së madhe që ka marrë rasti, sidomos për faktin se viktima ishte një emër i njohur në industrinë e modës në Kosovë, hetimet nuk kanë prodhuar ende rezultate konkrete, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Festim Isufi, 34 vjeç, ishte një nga dizajnerët më të njohur kosovarë, dhe vdekja e tij tragjike ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik dhe kulturor të vendit./IndeksOnline

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy