Granit Xhaka me paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Evertonit

by Nexhat

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Evertonit në Premierligë, mbrëmjen e sotme.

Ai u shpall lojtar i ndeshjes ndaj Evertoni, si nga Flashscore, ashtu edhe nga SofaScore.

banner

Xhaka arriti të shënojë golin e tij të parë në Premierligë në barazimin 1-1 me Evertonin.

Fillimisht ishte Evertoni që shënoi me Iliman Ndiaye në minutën e 15-të të ndeshjes, mirëpo Xhaka i vuri gjërat në baraspeshë në minutën e 46-të të ndeshjes.

Përpos golit, Xhaka kishte edhe më së shumti mundësi të krijuara në ndeshje, me pesë të tilla, teksa edhe më së shumti ndërhyrje (3).

Pos një goli tashmë, Xhaka ka edhe tri asistime me Sunderlandin në Premierligë këtë edicion.

Sunderlandi momentalisht është i katërti në tabelë me 18 pikë nga dhjetë ndeshjet e para

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy