Kandidati për kryetar komune humbi zgjedhjet, tani kërkon punë në Facebook – Njihuni me Haqim Ramadanin që u la i vetëm nga koalicioni që përfaqësonte

by Nexhat

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani sot ka konfirmuar se është shkarkuar nga posti i drejtori.

Ai përmes një statusi në Facebook njofton se prej sot është i papunë dhe se kërkon që të punësohet në ndonjë kompani private.

banner

Prej sot jam pa punë. Jam ekonomist i diplomuar. Kërkoj punë vetëm nga kompani private!”, shkruan Ramadani.

Shkarkimi i tij ishte paralajmëruar nga kryeministri, Hristijan Mickoksi gjatë fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku Mickoski tha tha që kandidati i VLEN-it Haqim Ramadani do të shkarkohej nga puna si drejtor meqë po rezikonte seriozisht kandidatin e VMRO-së në Bervernicë, .

Kujtojmë që Haqim Ramadani u la i vetëm pa mbështetje, asnjë nga liderët e VLEN-it nuk i doli zot në rrethin e dytë të zgjedhjeve pavarësisht se ishte kandidat i tyre, pasi që Hristjan Mickoski u tha liderëve të VLEN-it që nuk guxojnë të kërkojnë votë nacionaliste, në të kundërtën nuk do u jepte mbështetje në komunat tjera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy