Kërcënimi i Kurtit ndaj komunave, Rexhaj: S’më befason, është në panik dhe në rënie e sipër

by informim peje

Analisti Sali Rexhaj sot përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për kërcënimin e kreut të VV-së, Albin Kurti u se nuk do t’u japë para komunave që nuk drejtohen nga partia e tij.

Ai u shpreh se kjo gjë nuk e befason, sepse sipas tij Kurti është në panik dhe në rënie e sipër.

banner

“Mua nuk më befason Albin Kurti me këto kërcënime, sepse është në panik, e sheh se është në rënie e sipër, mundohet t’i përdorë të gjithë mjetet.”

“Mirëpo, këtu është një impikim edhe në çështje penale, sepse t’i kërcënosh qytetarët që nuk do t’ua jap paratë të cilat u takojnë atyre, paratë të cilat u takojnë qytetarëve, të cilat janë paraparë t’u shpërndahen komunave dhe ky në këtë radhë nuk u drejtua partive politike siç i fyente, tani u drejtua popullit, votuesve”.

“Unë jam i bindur, siç i njoh unë kosovarët, siç e njoh unë trupën votuese, do të ketë efekt të kundërt, kosovarët nuk nënshtrohen, ata mund të mashtrohen, të prehen në besë, të tradhëtohen, por frikën nuk e kanë, përkundrazi do të ketë efekt negativ”, u shpreh Rexhaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy