Koalicioni me VV, flet për herë të parë Zafir Berisha: S’është përkrahje për Albinin por për Abrashin

by Nexhat

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës mbrëmë ka zyrtarizuar koalicionin me Artan Abrashin për të përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes në balotazhin e të dielës.

Zafir Berisha për herë të parë ka treguar arsyet që e çuan atë për të lidhur këtë koalicion.

banner

Zafa për Indeksonline ka thënë se marrëveshja mes PDK-së e LDK-së në Prizren e ka shtyer që të marrë këtë vendim.

“Unë s’muj me u pajtu me koalicionet e secilës forcë politike. Koalicioni i PDK-së e LDK-së në Prizren është koalicion i pazareve, është marrëveshje biznesi dhe nuk është për të ardhmen e qytetit.
Këta që thirren në emër të LDK-së në Prizren ka 12 vjet që bëjnë marrëveshje biznesi me PDK-në.

Unë kam vendos me e mbështetë Artanin ngase është djali i mikut tim të vjetër. Kjo marrëveshje nuk është mbështetje për Albinin. Nëse dikush mendon që Zafa munet me e mbrojt Kosovën nga politikat e gabume të Kurtit e kanë gabim. Unë i kam 3-4 mijë vota mbi supe, ndërsa Kosovën duhet me e mbrojt Lumiri e Memli që janë bashkëfajtor të situatës aktuale” ka thënë Zafir Berisha.

I pyetur nga Indeksonline për reagimet e Nismës Socialdemokrate pas koalicionit të tij me VV-në, Berisha ka thënë një përgjigje të shkurtër.

“Janë prralla që nuk bie në nivel të tyre ngase unë kam vendos më ba ndryshim. Më mirë një ndryshim i vogël me Abrashin se sa me ua lënë në dorë Prizrenin hajdutëve” ka thënë Zafir Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy