UEFA të hënën ka njoftuar se Maurizio Mariani do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, ndeshje që luhet këtë mesjavë.
Vendimi ka ngjallur reagime, veçanërisht në mediat gjermane, që e kanë cilësuar zgjedhjen si “të diskutueshme”, duke pasur parasysh se arbitri italian nuk po kalon një moment pozitiv në karrierën e tij.
Kujtojmë se 43-vjeçari Mariani ishte në qendër të polemikave gjatë ndeshjes Napoli – Inter, ku akordoi një penallti të kontestuar, pasi vendimi erdhi me vonesë dhe vetëm pas sinjalizimit nga asistenti Daniele Bindoni.
Pas asaj ndeshjeje, Mariani dhe Bindoni u pezulluan për një javë nga Komisioni i Arbitrave të Italisë dhe u rikthyen vetëm fundjavën e kaluar, duke gjykuar takimin e Serie B mes Virtus Entella dhe FC Empoli.
Pavarësisht kritikave, UEFA i ka besuar sërish një ndeshje me peshë, pasi Mariani ka drejtuar edhe më herët duele të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, si fitoren e Liverpoolit ndaj Atletico Madrid.
Ndeshja mes PSG-së dhe Bayern-it pritet të jetë një nga sfidat më të ndjekura të rrethi në ‘Champions’, me prani të emrave të mëdhenj si Mbappe, Kane dhe Musiala, ndërsa vëmendja do të jetë e madhe edhe mbi arbitrin italian

