Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

by Nexhat

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Turqinë.

Forca e lëkundjeve raportohet se kishin magnitudë 4.9 ballë dhe u ndjenë në Turqinë perëndimore.

banner

Autoritetet thanë se tërmeti goditi në të njëjtën zonë si javën e kaluar, me magnitudë 6.1 ballë.

Epiqendra ishte në Balikesir, teksa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll. Tërmeti ndodhi pak pas orës 14:30 dhe epiqendra e tij u vlerësua në 11 kilometra (6.8 milje).

Rajoni vazhdon të goditet nga lëkundje pasuese pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë më 27 tetor. Përpara tërmetit të fundit me magnitudë 4.9, një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 kishte ndodhur në të njëjtën epiqendër.

Ekspertët thonë se këto vlerësohen më shumë si pasgoditje sizmike, por frika për pasoja më të rënda është prezentë. Nuk ka ende raportime për dëme materiale dhe të lënduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy