Parashikimi i motit për sot

by informim peje

Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë ditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, ndërsa në mbrëmje pritet depërtimi i një fronti të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellë intensifikim të reshjeve në rang vendi.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të cilat mund të shoqërohen me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

banner

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, ndërsa në mbrëmje do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. Në mbrëmje ulje e ndjeshme e temperaturave si pasojë e frontit të ftohtë. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy