Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani, ka thënë së është i lumtur që është rikthyer në fushën e blertë pas dy muajsh për shkak të lëndimit.
Reprezentuesi i Kosovës luajti terë ndeshjen në barazimin pa gola me Como-n.
Në prononcimin për mediat, Rrahmani u shpreh i kënaqur që skuadra e tij nuk pësoi gol për të dytën ndeshje radhazi.
“Kjo ndeshje kundër Comos është hera e dytë radhazi që nuk kemi pësuar gol. Nëse nuk mund të fitojmë, është më mirë të mos humbasim. Në fund të fundit, do të thoja se ishte një barazim i mirë”, ka thënë Rrahmani.
As-i i Dardanëve e pranoi se Napoli bëri disa gabime gjatë ndeshjes, por theksoi rëndësinë e mbrojtjes solide.
“Kam dy muaj që përpiqem të kthehem në fushë. Ishte ndeshje e vështirë. Bëmë shumë gabime kundër Comos. Detyra ime është të përpiqem të mos e lejoj Napolin të pësojë dhe jam i lumtur që skuadra mbajti portën e paprekur”, theksoi Rrahmani.
Rrahmani nënvizoi se suksesi i Napolit varet nga qëndrimi i ekipit dhe nga fitimi i dueleve në çdo ndeshje.
“Gjithçka varet nga ne, madje edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Qëndrimi ynë dhe duelet fituese janë çelësi i ndeshjeve. Kundërshtarët ndryshojnë, por ne duhet të jemi gjithmonë të njëjtë”, pohoi kosovari.

