Tërmet i fuqishëm në Afganistan, viktima dhe qindra të plagosur

by informim peje

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ka goditur Afganistanin pas mesnatës rreth orës 01:00 sipas orës lokale.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 320 të tjerë u plagosën raportojnë autoritetet lokale, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

banner

Tërmeti goditi pranë Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha në Afganistan, me rreth 500,000 banorë, ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me magnitudë prej 6.3 ishte në një thellësi prej 28 km dhe ishte shënuar në një nivel alarmi portokalli, që tregon se ka të ngjarë të ketë “viktima të konsiderueshme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy