Theret me thikë një person në Podujevë, policia arreston dy të dyshuar dhe sekuestron armët

by engel

Një incident me armë të ftohtë ka ndodhur të hënën pasdite në qendër të Podujevës, ku një person është therur me thikë në rrugën “Zahir Pajaziti”. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar dy persona të dyshuar dhe duke sekuestruar dy thika që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Ekonomia Online se ngjarja është raportuar rreth orës 14:30.
“Sot, rreth orës 14:30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është lënduar nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka sekuestruar dy thika,” ka deklaruar Ahmeti.

banner

Ajo ka shtuar se hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, po punojnë në ndriçimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje.

Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk është bërë ende e ditur, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar motivet dhe lidhjen mes personave të përfshirë në rast.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy