Xhaferi: Kurti është dëshmi e qartë e një dështimi politik

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për mungesë të përpjekjeve serioze për krijimin e një shumice parlamentare për formimin e Qeverisë.

Në një deklaratë për RTV21 deputeti Xhaferi tha se  qasja destruktive  e Kurtit po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe shtetin tonë.

banner

‘’Që nga fillimi zoti Kurti ka pas një strategji, pra zvarritjen dhe kalkulime politike. Asnjë përpjekje serioze, as për konstituimin e Kuvendit apo krijimin e shumicës qeverisëse. Në vend që të tregojë përgjegjësi ai ka zgjedhur që të mbajë vendin të ambicieve të veta personale. Po të kishte vullnet real politik për krijimin e shumicës institucionale kjo situatë nuk do të zgjaste për muaj të tërë. Sot vendi ka nevojë për zgjedhje të reja. Pra, as për justifikime apo arsyetime politik. Pa aftësia e Albin Kurtit për të ndërtuar shumicën, ndonëse ka 48 deputetë është dëshmi e qartë e një dështimi të tij politik. Një qasje destruktive që po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe vet shtetin tonë”, tha Xhaferi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy