Hoti reagon pas mandatimit të Konjufcës nga Osmani bazuar në “gjasa”: Partitë s’votojnë, vetëm nëse llogaritet Srpska

by Nexhat

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila bëri me dije se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë.

Deputeti Hoti tha se Osmani ka marrë përgjigjen nga opozita s’e nuk e votojnë asnjë mandatar, ndërsa sipas tij, ekzistojnë gjasat vetëm me votat e Listës Serbe.

banner

Reagimi i tij i plotë:

E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’.

Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër.

Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.

Gjasa të tjera nuk ka.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy