Lushaku-Sadriu: S’e votojmë as Konjufcën, po të donim do ta votonim origjinalin

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se partia që ajo përfaqëson, nuk do ta votojë asnjë prej kandidatëve të LVV-së për kryeministër.

Në Rubikon të Klan Kosova, ajo tha se as nominimi i Glauk Konjufcës nuk e ndryshon situatën.

banner

“Nuk kemi votë, nuk e kemi ndarë ndryshimin e kandidatëve. Po të donim, do ta votonim origjinalin. Jemi kundër mendësisë dhe për aq kohë sa vazhdon diskursi i VV-së në mënyrën e njëjtë, siç e pamë edhe sot nga deputetja Kusari, ne nuk do të kemi përkrahje për asnjërin nga kandidatët e tyre”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy