Modelja shqiptare Oriola Marashi njihet për stilin e saj luksoz dhe jetën pa kompromis, duke qenë shpesh në qendër të mediave rozë.
Si një femër e kompletuar dhe imazh i shumë markave ndërkombëtare, Oriola ka arritur të krijojë një imazh të fortë dhe të dëshirueshëm në botën e modës dhe të jetës VIP.

Ajo nuk ngurron të ndaje me ndjekësit momentet më ekskluzive nga përditshmëria dhe pushimet e saj luksoze.
Së fundmi, bukuroshja shqiptare është parë në Dubai, ku ka zgjedhur të shijojë disa ditë relaksi dhe argëtimi në qytetin e luksit dhe glamurit.

Çfarë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, përveç pamjes së saj tërheqëse dhe stilit të rafinuar, është edhe shoqëria e saj me disa modele në këtë udhëtim.
Fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Oriolën e relaksuar, teksa shijon ambientet luksoze të hoteleve dhe plazheve.

Oriola vazhdon të jetë një ndër figurat më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale, duke kombinuar bukurinë, stilin dhe një jetë luksoze që gjithmonë ngjall interes.




