Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, mund të përballet me largimin nga Real Madrid, pas incidenti në klasiken ndaj Barcelonës.
Florentino Perez, presidenti i klubit madrilen, i njohur për ruajtjen e yjeve në ekip, duket se këtë herë do të veprojë ndryshe.
Sipas mediave, veprimet e Vinicius pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Barcelonës nuk i kanë pëlqyer aspak Perez-it, i cili synon të japë një sinjal të qartë brenda ekipit: askush nuk është mbi klubin.
Deklaratat e trajnerit Alonso interpretohen më shumë si përpjekje për të ruajtur normalitetin para publikut, por brenda grupit është e qartë se në verën e 2026-ës Real Madrid dhe Vinicius do të ndahen.
Vlera aktuale e kartonit të lojtarit është 150 milionë euro, dhe drejtuesit e klubit po bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën, duke shmangur një incident tjetër publik që mund të ndikonte në çmimin e tij

