Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, modelen dhe influencuesen 23-vjeçare Alexandra Saint Mleux.
Çifti e ndau lajmin në Instagram të dielën, së bashku me një seri fotosh romantike dhe mbishkrimin: “Z. & Znj. Leclerc”.
Leclerc dhe Alexandra janë bashkë që nga fillimi i vitit 2023, kur u panë për herë të parë së bashku gjatë Javës së Modës në Paris.
Ata e konfirmuan lidhjen e tyre disa muaj më vonë, duke u shfaqur së bashku në Wimbledon dhe duket se piloti i Ferrarit tani ka vendosur të bëjë hapin tjetër.
Sipas argjendares Laura Taylor, e cila specializohet në prodhimin e bizhuterive të fejesës, unaza e Alexandras vlen të paktën 485 mijë euro.
“Unaza e Alexandras përmban një diamant të bukur me prerje ovale, të vendosur në një brez platini. Diamanti duket të jetë midis pesë dhe gjashtë karatëve, me qartësi dhe shkëlqim të jashtëzakonshëm. Nëse diamanti është natyral dhe i cilësisë më të lartë, vlerësoj se vlera e tij është mbi 400 mijë euro”, tha Taylor për Daily Mail.
Leclerc, i cili është 28 vjeç dhe ka një pasuri të vlerësuar në rreth 115 milionë euro, ka dy lidhje të famshme pas tij me modelen italiane Giada Gianna, me të cilën ishte deri në vitin 2019 dhe me arkitekten Charlotte Sine, me të cilën u nda në fund të vitit 2022.

