Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar partitë e ish-opozitës për, siç ka thënë, bllokim të shtetit të cilat nuk po e votojnë formimin e Qeverisë së re. Në një intervistë për rtv21 deputeti Bajqinovci tha se shpreson se pas emërimit të Glauk Konjufcës për mandatar, partitë e ish-opozitës duhet të reflektojnë.
‘’E propozuam nënkryetarin e parë të LVV-së, Glauk Konjufca, për kryeminisatër, por opozita në asnjë formë dhe asnjë mundësi nuk lë hapur për bashkëpunim, dhe kjo është një arrogancë ku po shihet hapur që bllokuesit e shtetit nuk kanë interes për funksionalizimin e institucioneve. Nga kjo ka rrezik shumë të madh që vendi të mbetet pa buxhet.”, tha ai.
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, është optimist se në ditët në vazhdim mandatari Glauk Konjufca do t’i paraqes votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.
‘’Zoti Konjufca bëri ftesë publike të hapur që ta përkrahin që ta kemi një Qeveri e cila do t’i kryente detyrat e saj që vendi të mos shkojë drejtë kolapsit. Ju e dini se opozita nuk e përkrahu zotin Kurti për kryeministër, unë besoj se pas ndryshimit të propozimit tonë opozita duhet të reflektojë dhe të votojë Galuk Konjufcën për kryeministër. Jam i bindur se në ditët në vazhdon zoti Konjufca do të dal me numrat e nevojshëm dhe po besojë së vendi do të ketë Qeverinë e re edhe nëse ajo do të jetë shumë e shkurtër’’, u shpreh Bajqinovci.

