Bedri Hamza godet Gjykatën Speciale: E ka humbur dinjitetin, kjo është padrejtësi e pashembullt

by informim peje

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza në pesëvjetorin e dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, thotë se Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se aleatët e lirisë, pavarësisë së shtetit dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar.

banner

“Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin. Sot, 5 vjet pas dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt. Aleatët e lirisë sonë, pavarësisë së shtetit tonë dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar. Drejtësia që besojmë dhe kërkojmë është ajo që i shërben të vërtetës dhe jo agjendave të fshehta politike”, ka shkruar Hamza.

Ai po ashtu tha se kjo padrejtësi duhet të marrë fund.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy