Observatori i Futbollit CIES ka publikuar edicionin e 520-të të raportit të tij “Weekly Post”, duke renditur futbollistët nën 20 vjeç me vlerën më të lartë të mundshme të transferimit, sipas modelit të vet statistik.
Në krye të klasifikimit qëndron pa surpriza Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës, me një vlerësim rekord prej 350 milionë eurosh, një shifër që e vendos shumë larg rivalëve të tij.
Pas tij renditen:
Estêvão Willian (Palmeiras / 118 milionë euro),
Pau Cubarsí (Barcelona / 113 milionë euro),
Franco Mastantuono (River Plate / 102 milionë euro).
Këta janë të vetmit katër lojtarë nën 20 vjeç që, sipas CIES, kanë kaluar pragun simbolik të 100 milionë eurove në vlerësim.
Top 10 talentet më të vlefshme
Në dhjetëshen e parë gjenden gjithashtu:
Warren Zaïre-Emery (Paris Saint-Germain),
Ethan Nëaneri dhe Myles Lewis-Skelly (Arsenal),
Geovany Quenda (Sporting CP, i transferuar te Chelsea),
Endrick Felipe (Real Madrid),
Lucas Bergvall (Tottenham).
Asnjë lojtar që aktivizohet aktualisht në Serie A nuk figuron në vendet e para të listës. Për të gjetur një emër që luan në Itali duhet zbritur dukshëm më poshtë: Jesus Rodriguez (Como) vlerësohet me 35 milionë euro, më pas Vasilije Adžić (Juventus) me 25 milionë, ndërsa Francesco Camarda (Milan) është i pari italian në renditje, me një vlerë prej 24 milionë eurosh, në moshën vetëm 17 vjeç.


