Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Maqedoninë e Veriut.
Siç raporton Alsat-M, në Tetovë është gjetur e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova e cila supozohet të jetë studente atje.
Trupi i pajetë i viktimës, është gjetur nga kalimtarët e rastit prapa Tregut të Gjelbër, .
Ende janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur ky rast, por tashmë hetimet kanë nisur.
Policia dhe Prokuroria janë në vendin e ngjarjes.

