Gonzato i dorëzon Ramës progres raportin e BE-së: Është pozivitiv, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm

by Nexhat

Shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i dorëzoi kryeministrit Edi Rama progres-raportin e BE-së, duke e cilësuar atë pozitiv dhe duke theksuar se “Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm duke përmbushur 21 masa reformuese”.

“Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm duke përmbushur 21 masa refermuese cka bëri që të disbursohen 99.3 ml euro për Shqipërinë.Sic konfirmoi edhe Von der Leyen në vizitën e saj në Tiranë, kjo është edhe arsyeja pse jemi këtu KE është gati të mbështesë Shqipërinë në ambicien e saj për mbylljen e grupkapitujve në 2027.

banner

Për këtë objektiv ambicioz Shqipëria duhet jo vetëm të ruajë port ë përshepejtojë ritmin e reformave. Këto piketa kosniderohen aq të rëndësishme sa pa to nuk mund të mbyllet as provizorisht ndonjë kapitull tjetër. Shpresojmë që forcat politike, shoqëria civile do lexojë këtë raport, vlerëson arritjet ku meritohen, por thekson edhe fushat ku Shqipëria nuk po ecën para.

1 shtator 2024- deri 1 shtator 2025. Gjetjet e këtij raporti nuk duhet të jenë surprizë. Raporti për 2025 është pozitiv. Raporti vlerëson nivelin e ambicies për të ecur me negociatat. Raporti vërën faktin se Shqipëria ka arritur të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE“, tha Gonzato

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy