Komplikimet e mundshme për zgjedhjen e Presidentit, Abdixhiku: Në këtë moment gajle të vetme i kemi 9 komunat ditën e diel

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë një konference për media është deklaruar edhe për përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, dhe zgjedhjen e presidentit të ri në pranverën e vitit të ardhshëm, duke thënë se si ‘’gajle të vetme’’ në këto momente i kanë 9 komunat ku janë në balotazh për të dielën e 9 nëntorit.

Ai ka thënë se pas kësaj bëhen zgjedhjet e reja duke krijuar një legjislacion të ri.

banner

‘’Për besë qetash në qet moment gajle të vetme i kemi 9 komunat ditën e diel. I them edhe anëtarësisë sonë, mos u merrni me këto temat të filmave politik të VV, angazhohuni në 9 komunat tona sepse të dielën do të bëjmë një fitore të madhe. Kur të bëhet fitorja e madhe do të kthehemi prapë në pikën e zgjedhjeve, kur bëhen zgjedhjet e reja, vjen parlamenti i ri, legjislacioni i ri, dhe qëndrimet e reja transparente të LDK do t’i keni si gjithmonë. Kuptojeni politika në LDK është transparente’’, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy