Kurti publikon letrën e para tri viteve ku kërkonte lirimin e katërshes së UÇK-së

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pas tri vjetësh letrën të cilën thotë se ia ka dërguar drejtpërdrejt kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilovës për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë tash e pesë vjet.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shpjegoi se letrën po e bën publike pasi, siç thotë ai, beson se është e drejtë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës.

banner

Megjithatë, ai thotë se kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.

“E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.

Kurti më tej shkruan se nuk ka arsye ligjore e as morale që ata të mbahen edhe më tej në paraburgim.

“Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”, tha ai,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy