Miu në Mensën e UP-së, drejtori: Në fundjavë mbyllet për dezinfektim

by Nexhat

Studentë të Mensës së Studentëve në Prishtinë kanë publikuar pamje ku shihet prania e një miu në hapësirën ku ata ushqehen.

Në lidhje me këtë rast, Klankosova ka kontaktuar drejtorin e këtij institucioni, Fahri Osmanin, i cili tha se janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe siguroi studentët se ushqimi mbetet plotësisht i sigurt për konsum.

banner

Ai tha se nuk kanë ende informacione në lidhje me kanalin përmes të cilit ka hyrë brejtësi, derisa njoftoi se në fundjavë do të mbyllet Mensa në mënyrë që të bëhet dezinfektimi i plotë i saj.

“Menjëherë janë marrë masat, si nga ne edhe nga kompania për deratizimin e brejtësve dhe janë duke e përcjellë situatën. Na ka shqetësuar prania e një brejtësi dhe nuk e dimë kanalin e hyrjes së tij”.

“Mirëpo, planifikojmë që në fundjavë, të shtunën dhe të dielën ta mbyllim mensën dhe ta bëjnë dezinfektim dhe deratizimin e komplet hapësirës së brendshme, por edhe asaj të jashtme të objektit”

“Por, i garantojmë studentët që ushqimi është i sigurt”, u shpreh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy