Një kërkesë publike e Mikel Allakajt, djalit të Luz Allakaj është publikuar sot nga Gani Geci. Në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Geci ka lëshuar në Facebook-un e tij një letër të shkruar me dorë, për të cilën thotë se është shkruar nga Mikeli, me të cilën i biri dëshmon se babai i tij Luzi asnjëherë nuk ka qenë në dhomën e burgut me Astrit Deharin.
Letra sipas Gecit i është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës më datë 27. 11. 2023, por që kurrë nuk është publikuar nëpër media.
Në këtë ankesë, djali i Luzit, Mikeli i është drejtuar Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ankohej për një deklaratë të Albulena Haxhiut në vitin 2023.

