Klubi i futbollit Dukagjini ka njoftuar se Ndue Përgjokaj ka marrë në menaxhim ekipin e parë pas largimit të ish-trajnerit Ismet Munishi.
Dukagjini njoftoi dje se ka ndarë rrugët me Ismet Munishin i cili ka bërë punë të mirë sa ishte pjesë e bankinës së klubit.
Pas 24 orëve skuadra ka caktuar në pozitën e trajnerit të përkohëshëm Ndue Përgjokajn i cili ishte pjesë e stafit teknik deri në gjetjen e pasuesit afatgjatë.
Dukagjini gjindet në pozitën e katërtë në tabelën e Superligës së Kosovës me 17 pikë

