Zyra e BE-së në Kosovë konfirmon se personi i plagosur në Gjakovë është zyrtar i tyre: Jemi të tronditur nga rasti

by Nexhat

Një person, shtetas i huaj është dërguar në QKUK me plagë në trup, natën e mbrëmshme. Viktima, siç bëri të ditur Policia e Kosovës, fillimisht kishte kërkuar ndihmë në QKMF-në në Gjakovë, e i njëjti më vonë është transferuar për në QKUK.

Policia, bëri të ditur se hetimet për rastin kanë nisur, teksa u raportua se personi i plagosur është zyrtar i Zyrës së BE-së në Kosovë.

banner

Zyra e BE-së në Kosovë, e ka konfirmuar rastin për KlanKosova, teksa kanë thënë se janë të “tronditur” nga lajmi.

“Jemi të tronditur nga ky lajm dhe i urojmë stafit të përfshirë shërim të shpejtë dhe të plotë”

Ata kanë thënë se nuk mund të japin detaje pa përfunduar hetimet.

“Një hetim është duke vazhduar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse ky është një hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”, kanë thënë ata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy