A i kërkon falje ambasadorit Gonzato? Berisha: E ka thënë vetë që është martuar me burrë, kërkoj ndjesë nëse…

by Nexhat

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë Parlamentit se i kërkon falje ambasadori të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, nëse ky i fundit e ka konsideruar si fyerje deklaratën e tij më herët ditën e sotme.

Berisha u shpreh se “është gjëja me e thjeshtë të kërkoj ndjesë”, por sipas tij ka qenë vetë Gonzato, i cili ka deklaruar se pas martesës së tij të parë, tani është i martuar me një mashkull.

banner

Ai theksoi se deklarata e tij u përdor pa qëllim fyerje dhe se ishte sipas tij përsëritje e deklaratës së vetë ambasadorit.

“Nëse ai e konsideron fyerje, unë do e rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur por kjo nuk përbën fyerje”, përfundoi Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy