“A po gëzohesh se të ka mësuar Dejona?”, debat mes Ramës dhe Çekut për bërllokun

by Nexhat

Në Debat Plus, përballja mes kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, u përqendrua në një nga problemet e kryeqytetit, menaxhimin e mbeturinave.

Hajrullah Çeku kritikoi gjendjen aktuale të pastërtisë në kryeqytet, duke thënë se pas katër vitesh qeverisje të Ramës, qyteti ende përballet me bërllog në çdo lagje.

banner

“Qysh bërllokun mos me mbërri me fshi për 4 vjet?… transformime, transformime, qyteti i papastër”, ka thënë Çeku.

Në përgjigje, Përparim Rama akuzoi Vetëvendosjen për bllokime të qëllimshme në Asamblenë Komunale, duke thënë se shumë vendime të rëndësishme për menaxhimin e ndërmarrjeve komunale janë penguar politikisht

“A e keni blloku vetë në Asamble?”, e pyeti Rama.

Çeku: A e kemi blloku bërllokun edhe na? (duke qeshur)

Rama: A pe sheh qysh gëzohesh se të ka mësuar Dejona (Mihali). A të ka mësu Dejona.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy